Në përkujtimin e masakrës së Srebrenicës, nuk ka munguar reagimi i Bill Clinton, që në vitet e luftës ballkanike ishte president i Shteteve të Bashkuara.
“Ato që kam bërë si president i SHBA në Bosnje dhe më pas në Kosovë kanë qenë nga vendimet e mia më të rëndësishme”, ka thënë Clinton, sot i pranishëm në Srebrenicë.
“Më vjen keq që u desh kaq shumë kohë për të arritur unitetin mes aleatëve dhe të vendosnim për përdorimin e forcës për të ndalur dhunën”, ka thënë ai.
Clinton ka falenderuar edhe kryeministrin e Srebisë, Aleksandar Vuçiç, “që gjeti kurajon për të ardhur këtu” dhe se pret që të njëjtën gjë të bëjë edhe presidenti Tomisllav Nikoliç.












