Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, iu ka kundërpërgjigjur kryeministrit shqiptar, Edi Rama, sa i përket vendimit të CAS-it.
“Drejtësia evropiane për të satën herë është rikthyer në një padrejtësi globale. Ata që e shkaktuan incidentin u shpërblyen, kurse viktima u dënua. Vendimi i gjyqit në Lozanë është turp për të drejtat, drejtësinë dhe paraqet fyerje për të gjithë njerëzit normal”, ka shkruar Vuçiç.











