• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prindërit në moshë më të madhe janë më të lumtur

admin by admin
10 July, 2015
in Global Image
0
Prindërit në moshë më të madhe janë më të lumtur
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kush bëhet vonë prind, është më i lumtur. Këtë e vërteton një studim. Prof. Mikko Myrskylä* nga instituti Max-Planck për demografi shpjegon në intervistë me DW rezultatet e studimit të tij.

 
Professor Myrskylä, ju së bashku me shkencëtarë nga Ontario/Kanada keni publikuar një studim mbi lumturinë e të qënit prind. Janë prindërit në moshë më të madhe më të lumtur se ato në moshë të re? Me se matet lumturia?
Ne nuk kemi krahasuar, nëse prindërit më të moshuar janë më të lumtur se prindërit në moshë më të re. Ne kemi hulumtuar se si ndryshon niveli i lumturisë, kur bëhesh me fëmijë. Dhe ky nivel rritet te prindërit e moshuar më shumë se tek ato në moshë më të re.
 
Si mund të matet niveli i lumturisë?
Siç veprohet zakonisht në studimin e lumturisë. Pjesëmarrësit pyeten çdo vit, se sa të lumtur janë me jetën e tyre në shkallën nga zero deri në dhjetë. Dhjetë do të thotë shumë i lumtur, zero i palumtur… Studimet e dikurshme kanë treguar, se kjo pyetje bën një matje mjaft të mirë të shkallës së lumturisë së njerëzve.
 
Ju keni pyetur gjithsej 7000 vetë dhe keni vlerësuar pastaj të dhënat. Prej tyre ka rezultuar se prinderit mbi moshën 34 vjeçare janë më të kënaqur se më të rinjtë. Nga vjen kjo?
Mendoj se kjo ka të bëjë me gatishmërinë për të bërë fëmijë. Më të rinjtë duhet të përfundojnë studimet, nuk kanë filluar akoma karrierën. Më të moshuarit janë ndoshta disa hapa më tej. Ata janë më të gatshëm se të rinjtë.
 
A mund të thuhet se sa më i moshuar të jesh, aq më i lumtur je? Janë 40 vjeçarët më të lumtur se 34 vjeçarët?
Këtë jemi përpjekur ta zbulojmë. Për fat të keq nuk ka të dhëna të mjaftueshme. Prandaj nuk mund ta dëshmoj qartë. Por kemi konstatuar se te njerëzit mbi moshën 40 vjeçare niveli i lumturisë zvogëlohet shumë, para se të bëhen me fëmijë. Kjo ka të bëjë ndoshta me atë, që kufiri biologjik afron dhe njeriu është i vetëdijshëm për këtë. Kur je 35 ke akoma kohë, kur je 43 ke vetëm pak kohë.
 

mikko myrskyläPo si është me prindërit fare të rinj, 18 apo 20 vjeçarë? A janë ato të pakënaqur?
Sidomos burrat, sidomos baballarët. Te nënat e reja niveli i lumturisë është disi i ulët, tek baballarët e rinj edhe më shumë. Duket sikur nuk është vendim i mirë, që të bëhesh me fëmijë në moshë të re.
 
A është lumturia e prindërve të moshuar e qëndrueshme? Sa kohë mban ajo pas lindjes?
Në shumicën e rasteve vëmë re se kjo rritje e nivelit të lumturisë zgjat vetëm disa vjet. Tek prindërit më të moshuar, sidomos te nënat, ky efekt mban shumë gjatë. Madje dhjetë vjet pas lindjes shohim një nivel më të lartë se më parë.
 
A rritet lumturia thjesht duke sjellë shumë fëmijë në jetë?
Fëmija i parë e rrit shumë nivelin e lumturisë. I dyti një cikë më pak, ndërsa i treti aspak. E rëndësishme është të kujtosh: se ne si studiues nuk kemi recetë për të qenit i lumtur. Ky nuk është qëllimi ynë. Ne përpiqemi të kuptojmë, se si merren vendimet, për ç’arsye njeriu ka fëmijë. Mendojmë se duke i nisur nga kjo perspektivë e lumturisë, tani kuptojmë më mirë, se përse njerëzit kanë fëmijë me vonesë, përse kanë më së shumti dy dhe jo më shumë fëmijë.
 
Ne e dimë se në radhë të parë akademikët kanë tendencë të lindin fëmijë me vonesë. Çfarë ndikimi ka niveli social, niveli i arsimimit në lumturinë e prindërve?
Ka ndikim të madh. Sidomos te baballarët. Prindërit, tek të cilët babai ka një nivel shumë të lartë arsimor, gëzohen shumë për lindjen. Niveli i lumturisë rritet shpejt te baballarët e mirë-arsimuar. Te gratë kjo nuk luan ndonjë rol të madh.
 
A mund të thuhet në përgjithësi se ato, që janë prindër, janë më të lumtur se ato, që nuk janë prindër?
Këtë nuk mund ta themi. Ne kemi krahasuar ndryshimet në shkallën e lumturisë së atyre, që kanë fëmijë.
 

* Prof. Dr. Mikko Myrskylä është statisticien dhe demograf. Ai është drejtor i institutit Max-Planck për demogradi në Rostock.

Previous Post

Sarandë, atentat me armë zjarri, një plumb në zemër i merr jetën 42-vjeçarit

Next Post

Shfrytëzoi për prostitucion bashkëqyteren e tij, ekstradohet nga Greqia i dënuari me 10 vjet burg

admin

admin

Next Post
Shfrytëzoi për prostitucion bashkëqyteren e tij, ekstradohet nga Greqia i dënuari me 10 vjet burg

Shfrytëzoi për prostitucion bashkëqyteren e tij, ekstradohet nga Greqia i dënuari me 10 vjet burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.