Sot pritet aprovimi i reformave të qeverisë greke nga deputetët e saj dhe marrëveshja të bëhet ligj i shtetit. Greqia ka dorëzuar pranë KE-së dhe Eurogrupit propozimet për reformat e nevojshme që shteti grek duhet të ndërmarrë për të për përfituar paketën e ndihmës ekonomike nga BE-ja dhe BQE. Nëse kjo marërveshje miratohet, Greqia duhet t’i nënshtrohet një plani masash tejet të rrepta që shkojnë në një vlerësim prej 10-12 miliardë euro. Nëse Eurogrupi aprovon paketën e ndihmës ditën e shtunë, ajo do të diskutohet edhe ditën e diel në Samitin e lartë të BE-së.











