Qytetarët e Tiranës kanë nisur festën ne sheshin Nënë Tereza këtë mbrëmje për vendimin e gjykatës sportive ku Shqipëria mori 3 pikë për ndeshjen e dhunshme me Serbinë. Shkallët e universitetit të Tiranës, një godinë madhështore 80 vjecare është mbushur me flamuj kuq e zi ndërsa në një një vend qendror është simboli i tifozëve kuq e zi.
Atmosfera është njësoj si për një ndeshje të vërtetë, ndërkohë që pritet që sheshi të popullohet edhe më shumë minutat në vijim.












