Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot të hapen kutitë e votimit në Durrës për qendrat e ankimuara nga Partia Demokratike.
Me kërkesë të dy anëtarëve të djathtë të KQZ, Vera Shtjefni dhe Hysen Osmanaj KQZ vendosi të verifikojë nëse qëndron ose jo hipoteza e demokratëve se në 21 qershor ne disa QV kanë votuar qytetarë që nuk kanë qenë në Shqipëri. Vendimi i KQZ ka vlerë për 7 kuti. Rezultati i tyre nuk ndikon atë përfundimtar por nëse provohen pretendimet e PD-së, bie kredibiliteti i procesit të votimit, jo vetëm në Durrës.












