Një udhëtar derdhi pa dashje një kovë plot me ngjala ndërsa udhëtonte me metronë e Shangait. Të gjitha të gjalla u shpërndanë në vagonat e metrosë duke tmerruar ata që ndërkohë po udhëtonin me të njëjtën linjë. Ngjalat kanë lëvizur nga vendi ku kanë rënë, duke u shpërndarë kështu nëpër këmbët e udhëtarëve që ishin në metro, raporton dailystar.
Ngjalat mund të lëvizin në tokë dhe të marrin ajër në mungesë të ujit për një periudhë të shkurtër kohë.
Njeriu i cili i shpërndau ato dhe ishte në rrugën e tij për në një market ku shitej ushqim i detit raportohet që ai të ketë arritur t’i mbledhë, dhe ka kërkuar falje për një gjë të tillë.











