Policia e Elbasanit ka ndaluar me qëllim ekstradimi një 37-vjeçar i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Sipas burimeve zyrtare të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit, mësohet se është ndaluar Kujtim Avduli, pasi rezulton person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe dyshohet të jetë autor i vrasjes para një viti të një shtetasi të huaj nga Senegali.
Për këtë çështje Gjykata e Torinos ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “vrasjes” dhe “mbajtjes pa leje te armëve të zjarrit”.











