Në një seancë me dyer të mbyllura, gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit la sot në burg gjashtë të arrestuarit për llogari të Italisë.
Ata janë G.T, K. D, 32 vjeç, A.T., 49 vjeç, E. T., 52 vjeç, L. T., 25 vjeç, si dhe L. T., 46 vjeç dhe akuzohen se janë pjesë e një organizate kriminale qe trafikonte kokaine.
Ndaj tyre u lëshuan Urdhër Arrestet nga Gjykata e Firences më 23 mars të vitit 2015. Pas këtij vendimi mbeten në pritje për tu ekstraduar drejt Italisë.












