Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton pasuritë për rreth 150 persona nga Lazarati, të cilët dyshohet se pasuritë i kanë vënë si produkt i aktivitetit kriminal të kultivimit dhe trafikimit të lëndës narkotike hashash. Por nga hetimet e deritanishme, mësohet se llogaritë bankare të të akuzuarve janë bosh.
Ky hetim përfshin një numër të madh personash, ku ndër të hetuarit janë dhe 16 të pandehurit, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që drejtohej nga Razip Mahmutaj (Gate), që bënë rezistencë ndaj policisë në qershor 2014, gjatë operacionit antikanabis të Policisë së Shtetit në Lazarat.
Në vitin 2013, Antidroga italiane deklaroi se Lazarati ishte një biznes prej 4.5 miliardë euro në vit.
Ndërsa sipas prokurorëve, mësohet se shumica e të hetuarve rezultojnë me llogari bankare bosh.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se të akuzuarit kanë pasuri të paluajtshme kryesisht në Fier e Vlorë.











