Dieta me kumbulla të thata bën pjesë në grupin e dietave “të shpejta” dhe “të shkurta” – gjegjësisht në grupin e dietave që përdoren vetëm disa ditë sipas nevojës kur doni të vishni një veshje që ju rri ngushtë si dhe kur doni te ndjeheni me e lehte ne lëvizje.
Dieta me kumbulla të thata është për ata që dëshirojnë të humbasin 2 – 3 kg për disa ditë. Është mjaft e thjeshtë.
Mëngjesi: 6 kumbulla të thata;
Paradrekja: 1 mollë;
Dreka: 1 vezë e zier dhe 1 copë mish sipas dëshirës (mish i kuq ose i bardhë);
Pasdrekja: e njëjtë si në dreke;
Darka: 1 gotë jogurt
Rekomandime
Rekomandohet vetëm për persona plotësisht të shëndoshë edhe atë për një periudhë jo më të gjatë se 3 deri 5 ditë. Gjatë kësaj diete është i patjetërsueshëm aktiviteti fizik për çdo ditë me kohëzgjatje prej 15 – 20 minuta. Nëse mbani dietën në mënyrë të rregullt, mund të humbisni 1 kilogram në ditë.
Dobitë e kumbullave te thata
Kumbullat e thata janë një dhuratë e çmuar. Ato mbrojnë nga shumë sëmundje. Janë të dobishme kundër kapsllëkut dhe mbrojnë nga shumë sëmundje të tjera. Po ashtu, janë efikase edhe si mbrojtëse kundër kancerit. Ato jo vetëm që e mbrojnë trurin nga radikalet e lira, por ndikojnë edhe në parandalimin e sëmundjeve kronike, sikurse janë sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri. Kumbullat e thata përmbajnë substancën e quajtur thartirë neoklorogjenik edhe klorogjenike. Studimet e shumta kanë treguar se këta fito-nutricientë ndihmojnë në parandalimin e dëmtimeve të qelizave, sidomos kur flitet për oksidimin e dhjamit në organizëm. Meqë të gjitha membranat e qelizave tona, duke përfshirë edhe qelizat trunore, përbëhen nga yndyrat, atëherë dobia e kumbullave të thata është e shumëfishtë. Ato parandalojnë edhe diabetin e tipit 2, ulinkolesterolin dhe parandalojnë mbipeshën.











