Deputeti Tom Doshi ka marrë pjesë sot në seancën parlamentare, pas akuzave se tentuan ta eliminojnë fizikisht politikanët, deputeti Tom Doshi merr pjesë sot në seancën parlamentare. Ai ka hyrë në sallën e Kuvendit në orën 11.30 dhe është ulur sërish në vendin ku qëndronte edhe gjatë kohës që ishte pjesë e grupit të PS-së.
Fillimisht ka vendosur kartën elektronike të pjesëmarrjes në seancë dhe më pak ka shkëmbyer disa fjalë me Erjon Braçen dhe Ervin Bushatin, deputetë të Partisë Socialiste. Pas 20 minutash ai u largua ne drejtim te kafes se Kuvendit.
Kjo është hera e parë që Deputeti Tom Doshi rikthehet në Kuvend pas masës së arrestit. Katër muaj më parë ai u arrestua pas akuzave që i bëri kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta se ka tentuar ta vrasë atë dhe deputetin e PD-së, Mhill Fufi. Por pas disa ditësh burg dhe një muaji arrest shtëpie, gjykata vendosi për Tom Doshin detyrim paraqitje dhe ai akuzohet vetëm për kallëzim të rremë.
Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e tij për të qenë i lirë.











