Kancelarja Merkel ka qënë në përgjithësi optimiste për integrimin e Shqipërisë në fjalën e saj por nuk ka qënë në gjendje të japë fjalën se vendi do t’ia dalë të hapë negociatat për anëtarësim në vjeshtë, kërkesë kjo edhe e Kryeministrit Rama.
Duke folur për këtë cështje në TBP, Merkel tha se kjo gjë nuk ka lidhje me përkatësinë myslimane të vendit. Kancelarja gjermane tha se përpjekjet e Shqipërisë për integrim në BE vlerësohen njësoj si të vendeve tjera. Për sa kohë procesi i antarësimit vazhdon dhe është në dinamizëm, ne do ta vlerësojmë në faza të caktuara. Ka momente kur nevojitet më shumë eksperiencë, por vlerësimet do të bëhen të hapura e të ndershme. Shqipëria është edhe vend i NATO.
Në fund ajo tha se ne dimë për Shqipërinë më pak se sa duhet të dimë për të. Duhet të dimë më shumë, tha ajo duke mbyllur fjalën e saj në TBP dhe po ashtu edhe vizitën e saj në Shqipëri.












