Kancelarja gjermane Merkel ka vijuar vizitën në Serbi pas përfundimit të takimeve në Tiranë.
Edhe në takimet në Beograd Merkel ka ruajtur të njëjtën xhaketë si në Tiranë. Mediat shqiptare kanë cituar sot një shkrim të “Mondo” lidhur me simbolikat e ngjyrave të xhaketës që ajo mban në takime të niveleve të larta.

Sipas saj Merkel, ndërron ngjyrën e xhaketës, varësisht nga vendi ku shkon, dhe me kë do të takohet apo çfarë do të bisedojë me të. Ngjyra e purpurt dhe vjollce janë për takime më pak formale, ku nuk trajtohen çështje serioze. Ngjyrën bezhë dhe të bardhë, e veshë vetëm atëherë kur dëshiron të përcjellë mesazh të paqes, e kaltra kur duhet të veprojë me seriozitet por jo shumë strikt sikurse me ngjyrë të zezë, derisa ngjyra e gjelbër tregon optimizëm por edhe qetësi dhe ekuilibrim. Xhaketa e saj unike në stil është e transformuar në më shumë se 90 nuanca, në mënyrë që ti përshtatet çdo rasti.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Beograd në orën 19:09. Ajo është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” nga kryeministri serb Aleksandar Vuçiq dhe më pas ka marrë pjes ënë pritjen solemne përpara “Pallatit të Serbisë”. Pas takimit me Kryeministrin e Serbisë është dhënë një një konferencë e përbashkët për media ku Merkel ka deklaruar se Beogradi është treguar i gatshëm që të bëjë kompromise me Prishtinën. Merkel para udhëtimit në Beograd, pati thënë se hapja e kapitujve të dialogut me Prishtinën dhe ecuria e këtyre bisedimeve, është e lidhur ngushtë me rrugën e Serbisë për në Bashkimin Europian.












