Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërriti në Tiranë.
Avioni me të cilin udhëtonte Merkel, u ul në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” rreth orës 13.36, ku u prit nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi.
Më pas, kancelarja gjermane u nis drejt qendrës së kryeqytetit, për t’u ndalur tek selia e Kryeministrisë, ku u prit nga kryeministri Edi Rama.
Merkel u mikprit me nderime të larta shtetërore ndërsa qytetarë të shumtë të kryeqytetit ishin mbledhur para godinës së qeverisë dhe me duartrokitje i uruan mirëseardhjen Kancelares.
Pas takimit kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, axhenda e vizitës së Merkel vijon me takimin mes dy delegacioneve, e cila do të pasohet nga konferenca e përbashkët për shtyp Rama-Merkel.
Rreth orës 16.15 kancelarja gjermane do të pritet edhe nga presidenti Bujar Nishani.
Ndërsa rrugët që të çojnë në drejtim të kryeqytetit janë të dekoruar me flamuj gjermanë dhe shqiptarë.
Kjo është vizita e parë bilaterale e një kreu të lartë të qeverisë gjermane në Shqipëri. Stacionet e tjera të udhëtimit të Merkel janë Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.











