Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe delegacioni që e shoqëronte ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit shqiptar, Bujar Nishani, fill pas takimit në kryeministri.
Në fokus të bisedës mes tyre ka qene bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve si dhe procesi i intergrimit te Shqipërisë në BE, për të cilin Merkel ka garantuar mbështetjen nga ana e Gjermanisë.
Më pas kancelarja gjermane është drejtuar për në Konferencën Ekonomike në “Tirana Business Park”, ku do të ketë një fjalë përshëndetëse dhe më pas do të udhëtojë drejt Serbisë.











