Hajdutët e bankës në Durrës ia dolën që të marrin 35 mijë euro për pak sekonda, ndërkohë që njëri prej tyre ra në duart e rojeve të sigurisë vetëm pak caste më vonë.
Megjithatë, njëri prej tyre arriti të ikte dhe fillimisht është fshehur rrugicave të qytetit duke marrë me vete edhe një sasi të parave që tani mungojnë në filialin e bankës.
Ekspertët vlerësojnë se suksesi i tyre ishte tek maska, pavarësisht se njëri prej tyre u kap. Ndryshe nga rastet e tjera të vjedhjes ata kishin zgjedhur maskën e një të moshuari e cila ishte e një cilësie të lartë dhe pothuajse e padallueshme si e tillë me një vështrim të shpejtë.











