Një ari ka sulmuar sot një 17vjecar në një pyll të Gramshit duke e plagosur rëndë. Festim Hoxholli ishte në një pyll afër fshatit të tij ndërkohë që papritur një ari e ka sulmuar. Ai ia ka dalë të shpëtojë gjallë ndërkohë që aktualisht është në gjendje të rëndë për jetën. Ka dy versione; njeri qe ai eshte hedhur ne nje gremine per te shpetuar nga ariu dhe eshte plagosur rende dhe tjetri qe ai eshte perleshur me ariun.
Sipas të dhënave të para nga spitali, Hoxholli ka marrë plagë të rënda ne koke e ne kurriz, plage te jane tipike per nje rrezim por per nje perleshje.
Sot pasdite djaloshi është sjellë me helikopter në Tiranë dhe është vendosur në spitalin traumës.











