• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjermania treg kryesor për rajonin, Shqipëria e sheh me dylbi

admin by admin
8 July, 2015
in Ekonomia
0
Gjermania treg kryesor për rajonin, Shqipëria e sheh me dylbi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa Gjermania është destinacioni kryesor i eksporteve të pothuajse gjithë rajonin, në Shqipëri ajo renditet vetëm e teta, teksa është investitori i gjashtë më i madh në vend…

Ndonëse Shqipëria po rezulton së fundmi e preferuara e Gjermanisë dhe e kancelares Angela Merkel në Ballkan, ekonomia më e fuqishme e Europës është larg radarit të tregtisë së bizneseve, ndërsa investimet e mëdha gjermane mungojnë.
Deri në fund të vitit 2014, Gjermania ishte partneri i tetë tregtar për eksportet dhe i katërti për importet, ndërsa është investitori i gjashtë më i madh në vend, një panoramë krejt e ndryshme në krahasim me vendet e tjera të rajonit, që janë shumë më të lidhura me ekonominë me konkurruese të Europës.

Eksportet, rajoni ka treg kryesor Gjermaninë, Shqipëria e sheh me fundin e dylbisë
Ndërsa i gjithë rajoni ka si destinacion kryesor të eksporteve Gjermaninë, Shqipëria ka mbetur shumë prapa. Gjermania ishte partneri i tetë i eksporteve të Shqipërisë në vitin 2014, me 2.8 % të totalit, (7.2 miliardë lekë, apo rreth 51 milionë euro), nga vendi i katërt që zinte në 2005-n, me rreth 3.3 % të totalit.
Në Maqedoni, Gjermania është partneri i parë për eksportet me rreth 30 % të totalit, i ndjekur nga Serbia me 14 %, më pas renditen Bullgaria, Italia etj.
Gjermania është partneri i parë për eksportet edhe i Serbisë, me 11 % të totalit, po të njëjtën peshë zënë dhe eksportet drejt Italisë, ndërsa Bosnja është partneri i tretë, me rreth 9 %.
Edhe në Bosnjë, Gjermania dhe Italia kryesojnë listën e eksporteve, me 15 % të totalit secila.
Gjermania është një ndër destinacionet kryesore të eksporteve edhe për Bullgarinë e Rumaninë, ndërsa përveç Shqipërisë nuk është në listën e pesë të parave as në Malin e Zi.
Megjithatë, duhet theksuar se këto vende kanë pasur lidhje të hershme biznesi e tregtie me Gjermaninë, që nga koha e ish Jugosllavisë dhe e kanë më të zhvilluar edhe industrinë e rëndë.
Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, për 5 mujorin 2014, produkti më i eksportuar nga Shqipëria në Gjermani ishin tekstilet dhe këpucët me 67 % të totalit.
Shqipëria ka si partner kryesor Italinë, me 52 % të eksporteve në 2014-n, duke e lënë vendin tonë të varur ndaj zhvillimeve në shtetin fqinjë, që konsiderohet si një nga më të brishtët e Europës periferike, me ekonomi të dobët që nuk i bën ballë presioneve të krizës, ndryshe nga Gjermania që është motori ekonomik i Europës.
P. sh.:, ndonëse tekstilet dhe këpucët janë grupi më i eksportuar në Gjermani, me gati 70 % të totalit, ato përbëjnë vetëm 4.5 % të shitjeve jashtë vendit të këtij grupi. 83 % e eksporteve të tekstileve e këpucëve, kanë destinacion Italinë. Kompanitë gjermane të kësaj fushe kanë shprehur gjithnjë interes për të punuar me ato shqiptare, por janë stepur për shkak se sipërmarrjet shqiptare, të dembelosura nga italianët që punojnë vetëm me disa procese (qepje- prerje, kryesisht) nuk plotësojnë kërkesat e industrisë gjermane për të mbyllur ciklin. Si rrjedhojë, industria mbetet e varur nga porositë e kompanive italiane.

Importet, partneri i katërt
Shqipëria është partneri i katërt i Gjermanisë për importet, me 6 % të totalit në 2014-n (33 miliardë lekë, apo 235 milionë euro).
Grupi kryesor i importuar nga ky shtet është ai makinerive, pajisjeve e pjesëve të këmbimit, me 52 % të totalit, për të cilat Gjermania në fakt është e famshme.

Sa pak investime të huaja, ka ikje, por dhe ardhje
Deri në fund të vitit 2013 (të dhënat e fundit të disponueshme) Gjermania zinte vendin e gjashtë përsa i përket stokut të investimeve të huaja direkte sipas shteteve, pas Greqisë, Kanadasë, Austrisë, Holandës dhe Turqisë, me një stok prej vetëm 107 milionë eurosh, apo 3.7 % të totalit. Bizneset gjermane stepen kur vjen puna për investimet në Shqipëri. “Kjo vjen si pasojë e faktit që Shqipëria është një vend i vogël dhe informacioni për të është minimal dhe në rastet kur ka, ai informacion është negativ. Qeveria duhet të punojë shumë në njohjen e vendit dhe përmirësimin e imazhit nëse do që të tërheqë investime”, ka pohuar në një intervistë të mëparshme për Monitor,  Anette Kasten, sekretare e përgjithshme e Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë (DIHA).
Një nga investitorët gjermanë që u largua së fundmi ishte prodhuesi i qumështit Meggle, që kishte hyrë në Shqipëri në 2010-n, përmes blerjes së markës vendase Fast. Meggle mbylli prodhimin në Shqipëri në fund të marsit të këtij viti, si rrjedhojë e konkurrencës së pandershme, ndërsa ka mbetur si furnizuese në tregun vendas nga fabrikat e tjera që ka në Gjermani dhe në rajon.
Ndërsa një nga investimet më të mëdha gjermane është Tirana Business Park, një investim prej 100 milionë euro i grupit Lindner, faza e parë e të cilit u përurua së fundmi dhe do të jetë i shtrirë në një hapësirë prej 22 hektarë, në shërbim të aktivitetit të bizneseve.

Bizneset gjermane, më pesimistët
Në anketimet e vazhdueshme që kryejnë Dhomat përkatëse të tregtisë me biznese të shteteve të tyre, ato të Dhomës Gjermane janë gjithnjë me realistet, por dhe më pesimistet. Bizneset gjermane, të mësuar të punojnë me rregulla dhe larg burokracive e korrupsionit, ankohen gjithnjë për ambientin për të bërë biznes, korrupsionin etj. Në anketën e fundit Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë vlerëson Shqipërinë si, një vend të mirë për të bërë biznes, por nga ana tjetër shprehet se, situata aktuale e bizneseve nuk inkurajon investime të reja.
Në total, sipas INSTAT kishte vetëm 146 ndërmarrje gjermane dhe me pronësi gjermano-shqiptare në fund të vitit 2014, që përbënin vetëm 2.7 % të totalit të ndërmarrjeve të huaja në vend. Nga këto, vetëm 12 janë të mëdha, me më shumë se 50 punëtorë dhe 96 janë të vogla, me 1-4 punëtorë.
121 kompani gjermane, ose me pronësi të përbashkët janë në fushën e shërbimeve dhe 25 në prodhim.

(“Monitor”)
Titulli në origjinal,
“Shqipëri-Gjermani, beteja e humbur me eksportet dhe investimet”

Previous Post

VIDEO/ Linda Morina këngë për Thaçin, Mustafën, Jabllanoviqin, Obamën… dhe për Ramën “yll epoke, rreze drite vepra jote”

Next Post

Itali, arrestohet “tregtari” shqiptar i kokainës

admin

admin

Next Post
Itali, arrestohet “tregtari” shqiptar i kokainës

Itali, arrestohet "tregtari" shqiptar i kokainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.