Gjykata e Shkallës së Parë e Shkodrës dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Sokol Mjacaj, i dyshuar si autor i vrasjes së dy turistëve çekë në Prekal të Dukagjinit.
Masa e sigurisë iu komunikua nga gjyqtarja Ermira Dedja.
Në seancën gjyqësore ai pranoi autorësinë e vrasjes së dyfishtë, ndërsa mbërriti dhe u largua nga gjykata nën masa të forta sigurie.
Gjatë seancës gjyqësore nuk kishte asnjë familjar të pandehurit, sikundër dhe e kishin lënë pa avokat.












