Silvio Berlusconi vazhdon betejën e tij me të përditshme me gjyqtarët italianë të cilët ai i quan marksistë. Sot sërish është dënuar nga Gjykata e Napolit me tre vjet burg për korrupsion në procesin ku akuzohej për blerjen e senatorit Sergio De Gregorio.
Akuza thotë se janë paguar 3 milionë euro midis viteve 2006 dhe 2008 për të dobësuar apo edhe për të rrëzuar qeverinë e kryesuar nga Romano Prodi.
Bashkë me ish-kavalierin u akuzua edhe Valter Lavitola që do të shërbente si ndërmjetës për pagesën e shumës. Prokuroria kërkoi një dënim prej pesë vjetësh burg për Berlusconin dhe katër vjet e katër muaj për Valter Lavitolan.
Avokatët e mbrojtjes paralajmëruan se do ta apelojnë vendimin.
Vetëm pak muaj më parë Berluskoni kreu një dënim tjetër për evazion fiskal që e detyronte atë të shërbente në një azil pleqsh, punë që ai e kreu me dëshirë.












