Një shtetas shqiptaro-maqedonas, është arrestuar nga policia e Shkodrës. Hamit Ajrulai 29 vjeç i dënuar në Maqedoni me 3 vite burg, u prangos sot në Velipojë.
Burimet e drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës, sqaruan se Hamit Ajrulai ishte dënuar për pengim të zgjedhjeve dhe votimeve.
Mësohet se në momentin e prangosjes Ajrulai punonte në një lokal në Velipojë.
Ai do të ekstradohet në Maqedoni.











