Një i pastrehë nga Rusia është bërë i njohur pasi hapi një blog në të cilin përshkruan luftën e tij të përditshme për jetesë. Njeriu i pastrehë, në blogun e tij mban një ditar për ditët e kaluara në rrugët e Moskës. Videoja që postoi ka më shumë se një milion klikime.
“Njerëzit filluan të më njohin mua dhe duan të fotografohen me mua. Nga ana tjetër çdo gjë është siç ka qenë, edhe rruga dhe shtëpia ime”, tha Zenia Jakut, i pastrehë.
Zenia vendos nga të paktën 1 video në javë, në kanalin e tij, dhe iu përgjigjet pyetjeve dhe komenteve të shumë njerëzve që e ndjekin.
Videot i regjistron me telefon, ndërsa në blogun e tij Zenia dëshiron të tërheqë dhe reklama për të fituar para, në mënyrë që të heq dorë nga lypja në rrugët e Moskës. Ai dëshiron të blejë një shtëpi të vogël dhe të merret me peshkim.











