Gjykata e Lartë përzgjedh trupin gjykues për çështjen “Doshi”. Pas hedhjes së shortit me gogla është përcaktuar se relator i çështjes do jetë Ardian Nuni.
Ndërkohë, anëtarë janë Evelina Qirjako, Artan Broci, Shkëlzen Selimi si dhe Mirela Fana. Të pandehur në proces do të thirren deputetët Tom Doshi e Mark Frroku, po ashtu dhe Durim Bami, i cili ndodhet në “arrest shtëpie”. Tre të pandehurit akuzohen për “kallëzim të rremë”.











