Gazmend Oketa është personi që përdoret për të mbajtur vulën e FRD-së. Kur i duhet Topit për ndonjë negociatë biznesi e thërret Gazin , ia merr vulën dhe pasi mbaron punë ia kthen sërish që ta mbajë deri në negociatën tjetër.
Ka qenë një ndër drejtuesit kryesorë të PD-së në Durrës, anëtar kryesie i PD-së, ministër Mbrojtje kur Topi ishte President. Nëse Topi ka ndonjë arsye për t’u larguar nga PD si ajo që e bënë President për inat, Oketa nuk ka shprehur ndonjëherë të njëjtin zemërim se e bënë ministër Mbrojtjeje. Mirë ka bërë që ka ruajtur qetësinë për këtë gjë, pasi e meritonte atë post.
Topi është larg PD për interesat e tij, por Oketa nuk është atje për interesat e tij por për interesat e Topit.
Këto ditë ka dhënë intervistë ku thotë ndër të tjera se “Forca politike që e përfaqësonte të djathtën, PD-ja ka vite që ka humbur identitetin e saj politik dhe nuk mund të jetë më përfaqësuese tipike e së djathtës. Sigurisht një nga shqetësimet kryesore të FRD është dhe perspektiva dhe ecuria e të djathtës shqiptare”. Të shpresojmë se pas kësaj interviste do të marrë ndonjë detyrë në qeverinë lokale apo qendrore. Le të bëhet çuni i Ramës, më mirë se i Topit, të paktën i merr kuptim ikja tek një parti e cila nëse bën moratorium për ndërtimet Veliaj nuk ka pse i duhet kujt.











