Identifikohet autori i vrasjes. Ai është Sokol Fran Mjacaj, i dënuar edhe më parë nga gjykata. Ka kryer 5 vite burg dhe është bashkautor i rrëmbimit dhe më pas mbytjes së një fëmije 10 vjecar nga zona e Dukagjinit. Mjacaj ka bashkëpunuar me drejtësinë duke kallëzuar bashkëpunëtorët e tij, të cilët janë ende në burg.
Edhe krimi i atëhershëm ka qënë makabër. Ai sëbashku me miqtë e tij kanë grabitur një zinxhir floriri fëmijës dhe më pas e kanë rrëmbyer dhe mbytur në lumë. Vetëm me këmbënguljen e familjes së fëmijës u bë i mundur hetimi nga mbytje aksidentale në mbytje me qëllim.
I dyshuari për vrasjen e turistëve dyshohej se fshihej në fshatin Grudë e Re. Policia ka rrethuar shkollën 9 vjecare të këtij fshati por nuk ka gjetur gjurmë të tij. Aksioni vazhdon në të gjithë fshatin Grudë e Re.
Ai prej një muaji është i lirë në zonën e Dukagjinit.
Ndërkohë mendohet se bashkë me të ka edhe të paktën një bashkëpunëtor tjetër.











