Sokol Mjacaj është arrestuar në orën 3.57 minuta të pasdites së sotme pas një aksioni të madh të policisë në Grudë të Re.

Kapja është bërë e mundur nga grupi RENEA.

Vetem pak metra larg kesaj godine u be I mundur arrestimi I Mjacaj
Vrasësi ishte fshehur në një shkollë të braktisur në fshatin Grudë e Re, para se të përpiqej të largohej dhe të arrestohej më pas nga policia. Ai është kapur vetem 200 m larg godinës së rrethuar nga policia.

Detaje mbi krimin
Autori i dyshuar, Sokol Mjacaj, ditën e ngjarjes, ka hipur në automjetin e çiftit me arsye që ta transportonin deri në Shkodër, por ka pasur si qëllim të grabiste mjetin e tyre.

Sipas burimeve nga policia, Michael Svatos dhe Anna Kosinova gjatë rrugës së kthimit nga Dukagjini për në Shkodër kanë pasur në automjetin e tyre tip “Nisan Patrol” dhe me targa 4P89798 vetëm një person. Ky person që ndodhej si pasagjer në sediljen e pasme të fuoristradës së dy çekëve ka pasur në çantë një kallashnikov. Mësohet se ai ka nxjerrë armën nga çanta dhe ka qëlluar fillimisht 27-vjeçarin çek me plumb pas koke dhe më pas 36-vjeçaren, duke i lënë të vdekur në vend.
Vrasësi ka arritur të hapë derën e mjetit dhe të zbresë në tokë edhe pse ne ecje dhe dyshohet se është plagosur. Ndërsa, fuoristrada është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Ai ka qëlluar sërish me breshëri automatiku. Gjetja e çantës dhe automatikut në fuoristradë si dhe gjurmët e lëna tregojnë qartë se ekzekutori ishte pikërisht pasagjeri që kanë marrë në rrugë dy turistët çekë. Po sipas burimeve pranë grupit hetimor, ekzekutori nuk ka arritur t’u marrë asgjë dy viktimave.
Mësohet se ai ka bashkëpunuar me të tjetë persona që lëviznin me një automjet, të cilët e kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendi i ngjarjes.











