Sokol Mjacaj është mbyllur në qelitë e drejtorisë së policisë së Shkodrës pak minuta pasi ai arrestua në Grudë të Re, një fshat 4 km larg nga Shkodra.

Mjacaj nuk ka bërë rezistencë gjatë kapjes por ka kërkuar para dorëzimit që policia të mos e vrasë dhe të mos e keqtrajtojë.
Mjacaj është liruar nga burgu para një muaji, pasi mbushi kohën e dënimit të korrektuar nga Gjykata e Apelit i cili ishte dënuar 10 vjet nga gjykata e shkallës së parë.
Ka dyshime se Mjacaj është liruar nga burgu pak më herët se afati i gjykatës. Megjithatë kjo ëhstë një procedurë që do të hetohet.

Drejtori i Policisë, Haki Cako ka deklaruar pas arrestimit se ka qenë një operacion efikas dhe profesionist i policisë, ndërsa ministri i Brendshëm nëpërmjet fb ka thënë se u kap në kohë rekord personi që duhej në fakt të ishte ende në qelitë e burgut.











