Nëse dalin të sakta exit pollet, Greqia ka votuar kundër reformave. Katër televizione greke kanë publikuar exit pollet e tyre disa minuta pas mbylljes së votimeve duke dhënë një rezultat që con në fitoren e referendumit nga qeveria e Tsipras, mbajtjen gjallë të qeverisë së tij dhe ndërkohë rrezikun që Greqia të dalë përfundimisht jashtë zonës së euros:
Rezultatet sipas tv Alfa 49-53% votuan JO; 45-50% PO
Sipas tv Mega 49-53% votuan JO; 46-505 PO
Televizioni Atn 1 49% votuan JO dhe 46% PO
Sipas televizionit Star 49-54% votuan JO; 46-51% PO
Ky rezultat mund të shkaktojë kaos në Greqi, financat greke dhe ndërkohë mund të destabilizojë monedhën evropiane, tregjet ndërkombëtare financiare.
Greqia është një vend i vogël por më nje ekonomi shumë të ekranizuar ndaj tregjeve ndërkombëtare cfarë i bën ato të ndjeshme ndaj përfundimeve të referendumit.











