Besohet se është gjetur autori që vrau dy turistët cekë. I dyshuar është një 25 vjecar, nga fshati Pult i zonës së Dukagjinit. Inicialet e emrit te tij jane S.M.
I dyshuari për vrasjen e turistëve ka inicialet S.M dhe dyshohet se fshihet në fshatin Grudë e Re jo shumë larg qytetit të Shkodrës. Policia ka rrethuar shkollën 9 vjecare të këtij fshati pasi beson se ka lokalizuar njërin prej autorëve të dyshuar për vrasjen.
Sipas burimeve të policisë së Shkodrës, autori është me rrezikshmëri shumë të lartë, kultivues i bimëve narkotike dhe me shumë mundësi autor i veprave të tjera penale përfshirë edhe goditjen e helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes një vit më parë në aksionin antikanabis zhvilluar në Dukagjin.
Policia e Shkodrës ka ndaluar mbi 35 persona lidhur me vrasjen e turistëve.












