Rreth 350 policië të reparteve të ndryshme janë përfshirë në aksionin për kapjen e Sokol Mjacaj. Aksioni është përqëndruar në fshatin Grudë e Re ku besohet se ai është strehuar në një nga shtëpitë e këtij fshati.
Policia ndërkohë po bën përpjekje të negocojë dorëzimin e Mjacaj përmes bisedave me disa të afërm të tij në këtë fshat.
Policia është e pajisur me të paktën 5 snaipera.











