Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka bërë një analizë për zgjedhjet e 21 qershorit, ndërsa ka pranuar përgjegjësinë për humbjen e PBDNJ-së. Dule ka thënë gjithashtu se blerja e votës është rrezik për demokracinë.
“Pranoj përgjegjësinë time për humbjen. Blerja e votës është rrezik për demokracinë. Rrezik edhe fenomeni i blerjes së ndërgjegjes”, është shprehur Dule në një takim.











