Një krim brenda familjes është parandaluar në kryeqytet. Efektivët e policisë së Komisariatit nr. 5, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Besnik Cenaj 40 vjeç, i cili u kap me armë pas një konflikti me bashkëshorten e tij.
Ky shtetas pas një konflikti me bashkëshorten është kapur me një armë zjarri pushkë, 10-she dhe një sasi fishekësh. Policia i ka sekuestruar Besnik Cenajt një pushkë dhe një sasi fishekësh.
Mbi 40-vjeçarin Cenaj rëndon akuza e dhunës në familje.
Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tirane për “Dhune familje dhe Mbajtje dhe prodhim te armeve luftarake”











