Drejtoria e Policisë Qarkut Tirane, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore, duke marre parasysh dendësimin e trafikut, fluksin e madh të pushuesve vendas dhe të huaj, që hyjnë për pushime në vendin tonë, gjatë sezonit turistik, me qëllim shmangien e bllokimeve të mundshme të trafikut,sugjeron drejtuesit e mjeteve të ndjekin këtë intenerar lëvizjeje me mjet …
• Rruga Interurbane Tiranë – Vorë – Durrës, me fluks të madh lëvizje,nga ora 07.00, deri në orën 10.00, dhe pasdite nga ora 19.00 deri 22.00, të shmanget nga drejtuesit e mjeteve dhe të përdorin aksin rrugor, Tiranë – Ndroq – Plepa.
• Ndërsa për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga zonat e veriut për në Tirane, të përdorin aksin rrugor, Fushë – Krujë – Kamëz – Tiranë, kryesisht gjatë fundjavës.
Policia porosit që për çdo problem që ka lidhje me sigurinë e rendit dhe të qetësisë publike, si dhe në fushën e qarkullimit rrugor, të telefonohet në numrat e Policisë pa pagesë, 129 dhe 126.












