Një tjetër person është arrestuar sot në Lazarat.
Burime të policisë së Gjirokastrës, bëjnë të ditur se është arrestuar Baki Gjini, 21 vjeç. Të njëjta burime saktësojnë se Gjini u prangos sepse akuzohet për përkrahjen e dy vëllezërve Arbion dhe Alban Aliko, autorëve të dyshuar të vrasjes së policit Ibrahim Basha, si dhe për fshehjen e të kërkuarit Barjam Boçi.
Sipas Policisë, Baki Gjini ka ndihmuar autorët në fshehjen e armëve të dyshuara të krimit në pusetën ku u gjetën një dit më parë.












