Menjëherë pas marrjes së lajmit për ekzekutimin e dy turistëve cekë, reparte të policisë së Shkodrës por kontrollojnë zonën në një operacion kërkimi për gjetjen e vrasësve.
Në terren ka shkuar edhe nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardian Cipa.
Deri tani kërkimi është i kufizuar në zonën e banuar ndërkohë që janë bllokuar mundësitë e kalimit në rrugën e vetme që qarkullon atë zonë.
Përvec gëzhojave dhe krehrit të fishekëve janë konstatuar gjurmë të një motorri në rrugë por ende nuk është gjetur ndonjë gjurmë tjetër nga autorët. Gjurmët e motorrit ka ndihmuar autorët e krimit të lënë vendin e ngjarjes shumë shpejt pas krimit. Numri i madh i plumbave në makinë shton dyshimet se në krim janë përfshirë më shumë se një person.
Makina e turistëve cekë është gjetur fillimisht nga disa persona që po udhëtonin me makinë. Sapo e kanë parë të përmbysur furistradën kanë thirrë në numrin e emergjencës së policisë.
Trupat sapo janë nxjerrë nga makina e përmbysur, ndërkohë nuk shpjegohet se pse trupat e viktimave kanë më shumë se dy orë që qëndrojnë në makinë.











