Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim zyrtar në ambientet e Bankës së Shqipërisë, me Ambasadorin e Republikës së Greqisë në Tiranë, Leonidas Rokanas.
Guvernatori Sejko, e njohu Ambasadorin e Republikës së Greqisë në Tiranë, me rolin e rëndësishëm që luajnë bankat shqiptare me kapital grek në sistemin financiar shqiptar. Sipas tij, aktualisht, ato gëzojnë gjendje të shëndoshë financiare, likuiditeti dhe kapitalizimi. Banka e Shqipërisë shpreson që në të ardhmen e afërt bankat shqiptare me kapital grek do të kthehen përsëri në parametrat historikë në lidhje me kreditimin e ekonomisë. Guvernatori Sejko, siguroi Ambasadorin Rokanas se Banka e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje të plotë për sistemin bankar shqiptar, përfshirë dhe bankat me kapital grek.












