Dje, pas informacioneve të marra në rrugë operative, efektivat e policisë së Kurbinit, bënë arrestimin në flagrancë të Sulejman Mera, vjeç 51, banues Gjorëm, Kurbin.
Arrestimi i tij u bë pasi, në orën 17.00, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në soletën e banjës, u gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 (një) automatik M-56, 7.62 mm, 1 (një) krehër automatiku me 29 fishekë M-56, 7.62 mm, të vendosur në armë, të cilat i mbante pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, neni 278/3 i Kodit Penal.











