Një 52 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasi u konfliktua me një banor të fshatit Gril në Malësi të Madhe. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 të paradites së sotme në Malësi të Madhe.
Mësohet se autori është Gëzim Rrgalla 46 vjeç, kurse i plagosur është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës. Sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi autorin për ta marrë në pyetje dhe për të zbardhur shkakun e plagosjes me thikë.












