• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gënjeu në procesin “Frroku” dënohet gardisti “i arratisur”

admin by admin
2 July, 2015
in Kronika
0
Gënjeu në procesin “Frroku”  dënohet gardisti “i arratisur”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-gardisti Ylli Memia një nga dëshmitarët kyç në procesin kundër Arben Frrokut, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 muaj burg. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Ardiana Bera e cila në përfundim të shqyrtimit gjyqësor ka argumentuar se rrezikshmëria e veprës së kryer prej tij ajo e dëshmisë së rremë është e tille, saqë e bënë të domosdoshëm izolimin nga shoqëria për një periudhë 6 mujore.
Emri i Memisë, u përmend nga prokuroria si njeriu i cili kishte ndërmjetësuar takimin e dëshmitarit të mbrojtur prej akuzës që pa vrasësit e komisarit Dritan Lamaj dhe dy ish-zyrtareve të lartë të policisë. Sipas Prokurorisë, ai ishte kontaktuar në telefon nga dëshmitari Arben Ndoka për të denoncuar vrasjen e komisarit të policisë. Në sallën e gjyqi i thirrur për të dëshmuar mbi këtë rrethanë, Memia deklaroi se dëshmitari i mbrojtur është vetë-ofruar dhe se ai nuk është kontaktuar prej tij.
Kjo bëri që prokurorët të kërkojnë në salle marrjen e tij si të pandehur për kallëzim të rremë. Memia është personi i parë që pasditen e 24 shkurtit 2013 dëgjoi rrëfimin e plotë të Fatmir Vladit lidhur me skemën e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamaj dhe më pas ka qenë po ai që lajmëroi ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit.

VENDIMI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR
TIRANË


Nr. 1368 Regjistri Themeltar                               Nr. Vendimit 2273
Data e ardhjes 27. 01. 2015                                 Datë 23. 06. 2015.

V E N D I M
       “NË EMËR TË REPUBLIKËS”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë nga,


GJYQTARE            ARDIANA BERA
                                 
Asistuar prej sekretares gjyqësore Marjeta Ibro, në Tiranë, sot më datë 23.06.2015, përfundoi së gjykuari pasi mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, çështjen penale nr. 1368 akti, që i përket:


KËRKUES: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, përfaqësuar nga prokurori Etien Kapo.


KUNDËR TË PANDEHURIT: Ylli Memia, i biri i Halit-it dhe i Raze-s, data lindja 31. 01. 1968, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, në adresën: bulevardi “Bajram Curri”, rruga “Kristo Floqi”, banesa private pa numër, pranë gjimnazit “Besnik Sykja”, me arsim të mesëm, i padënuar  pa masë sigurimi, me shtetësi e kombësi shqiptare, në mungesë, përfaqësuar dhe mbrojtur nga avokate Valentina Teodoresku, dhoma e avokatisë Tiranë, e caktuar nga gjykata.


AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Dëshmia e rreme“, parashikuar nga neni 306/1 të Kodit Penal. 
                                                                                                          
Në përfundim të hetimit gjyqësor Gjykata, pasi  administroi provat shkresore; dëgjoi prokurorin, i cili kërkoi:

• Deklarimin fajtor të pandehurit Ylli Memia, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Dëshmi e rremë” dhe në bazë të nenit 306/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
• Detyrimin e të pandehurit Ylli Memia për të paguar shpenzimet proceduriale gjatë hetimeve paraprake në vlerën prej 5000 (pesëmijë) Lekë dhe ato gjatë shqyrtimit gjyqësor që do të caktohen nga ana Juaj.
• Dëgjoi përfaqësuesen e të  pandehurit, avokaten mbrojtëse e cila kërkoi:- Një dënim alternativ në bazë të nenit 59 të Kodit Penal.
• Si dhe pasi e shqyrtoi çështjen në tërësi;


PËR KËTO ARSYE
Gjykata bazuar në nenet 379, 384, 390, e 485 të Kodi Procedurës Penale,

V E N D O S I

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ylli Halit Memia,  për kryerjen e veprës penale- “Dëshmia e rreme“, e parashikuar nga neni 306/1 të Kodit Penal,  dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me  6(gjashtë) muaj burgim.
2. Vuajta e dënimit do të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit. Dënimi do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
3. Shpenzimet proçeduriale në fazën e hetimeve paraprake, në shumën 5000 si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.
4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, brenda 10 (dhjetë), në gjykatën e Apelit Tiranë, duke filluar ky afat  nga e nesërmja e shpalljes së tij.
5. U shpall  në Tiranë sot, më datë 23.06.2015.
   

          
SEKRETARE                          GJYQTARE
        MARJETA IBRO                    ARDIANA   BERA

Previous Post

VIDEO/ Skandal, Policia e Tiranës mban të shtrirë për tokë një të prangosur për rreth 30 minuta

Next Post

RASTËSIA/ Gjyqi ndaj Gates së Lazaratit fillon ditën që në Shqipëri vjen Angela Merkel

admin

admin

Next Post
RASTËSIA/ Gjyqi ndaj Gates së Lazaratit fillon ditën që në Shqipëri vjen Angela Merkel

RASTËSIA/ Gjyqi ndaj Gates së Lazaratit fillon ditën që në Shqipëri vjen Angela Merkel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.