Edi Rama ka ironizuar me një postim të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për 2 korrikun të cilin e lidhte me shkeljen e standardeve të zgjedhjeve në Shqipëri më 21 qershor.
“Duke lexuar perkujtimin e LB per hedhjen e njerezve pertej gardheve te ambasadave m’u duk sikur i ka vajtur mendja te beje te njejten gje:-)”, shkruan Rama në postim.
Por kanë vijuar reagime të ashpra të ndjekësve të Kryeministrit në fb:

Më pas ka reaguar edhe Kryetari i PD-së, Lulzim Basha. “Ne vend qe te reflektoje per gjendjen e rende ku e ka sjelle vendin duke detyruar mijera familje shqiptare te largohen cdo muaj ne azil, kryeministri i vendit harxhon te gjithe energjite e tij duke sulmuar dhe perbaltur opoziten. Gardhi qe duhet shkulur eshte ai mes Shqiperise se pasigurise dhe krizes ekonomike nga njera ane dhe qeveritareve arrogante e te korruptuar qe nuk u hyjne me ne sy hallet e njerezve te thjeshte”, thotë Basha.












