Le të hapen dosjet dhe do të shikoni se babai i Pirro Dhimës ka qënë spiun i Sigurimit të Shtetit. Kështu shkruan në një postim, një studies i raporteve shqiptaro-greke dhe kryesisht i cështjes came, nga Tetova, Arben Llalla.

Pirro Dhima, një ish ngritës peshash nga Himara, është deputet në parlamentin grek. Shpeshherë ka zgjuar zemërimin e qytetarëve shqiptarë për shkak të deklaratave raciste dhe shoviniste që ai bën nga Athina. Kjo mund të jetë dhe arsye që ai atakohet shpesh në rrjetet sociale. Dhima u largua për në Greqi pas ndryshimeve në vitin 1990.
Ditët e fundit ai ka atakuar qeverinë greke duke e krahasuar situatën në Greqi me atë të Shqipërisë komuniste.











