Një operacion i gjerë në Itali kundër terrorizmit i koduar “Maretsa” ka vënë në pranga 10 persona, mes tyre 5 janë shqiptarë.
Operacioni është shtrirë në krahinat e Milanos, Bergamo, Grosseto dhe në një qytet në Shqipëri.
Sipas policisë italiane, mësohet se 4 persona që janë arrestuar janë nga Italia, 5 janë shqiptarë dhe një kanadez. Personat e arrestuar akuzohen për bashkëpunim me organizatat terroristet.
Sipas policisë të dyshuar në përfshirjen e shoqatave terroriste janë dy familje me pjesëtarë nga Italia dhe Shqipëria.
Mediat italiane shkruajnë se këto dy familjet ishin kthyer në besimin islam.











