Gazetarja e mirënjohur Ilva Tare, njëherësh Drejtoreshë e Informacionit në RTV Ora News ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Melody është emri i vogëlushes që ka lumturuar gazetaren Ilva Tare si dhe deputetin demokrat Eduard Selami.
Lajmin për ardhjen në jetë të vajzës së saj e ka bërë të ditur vetë gazetarja përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Facebook” ku ka shpërndarë edhe një fotografi të vogëlushes.












