Mbetet në burg Parashqevi Ademi, gjyqtarja e Lezhës e arrestuar disa ditë më parë. Gjykata e Apelit nuk e ka ndryshuar sot masën e sigurisë ndaj saj, megjithëse prej ditësh ajo është e shtruar në spital,për disa probleme me zemrën.
Gjyqtarja e rrethit gjyqësor Lezhë, Parashqevi Ademi, u arrestuar në flagrancë, disa ditë më parë në zyrën e saj në gjykatën e Lezhës, teksa merrte zarfin me 200 mijë lekë (të reja brenda), për mbylljen e një çështje.
Bashkë me gjyqtaren u arrestua edhe avokati Gjovalin Prendi, i cili ka qenë ndërmjetës midis qytetarit dhe gjykatëses Ademi.












