Asnjë marrëveshje nuk është arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në bisedimet e gjata të një dite më parë. Këtë e bëri të ditur edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e cila deklaroi se “pas 16 orë bisedimesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është arritur marrëveshje”.
Ajo ka ndërmjetësuar takimin e nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.
“Pas 16 orë pune ne finalizuam dy tekste të dy marrëveshjeve – në parimet e krijimit të Komunitetit me shumicë serbe në komunat e Kosovës, dhe për implementimin e marrëveshjeve në fushën e telekomit”, thuhet në deklaratën e Mogherinit, por konstatohet se “marrëveshja finale politike nuk ka mundur të arrihet”.












