Fill pas zgjedhjeve në Tiranë, ministria e Brendshme ka kryer lëvizje të rëndësishme në krye të komisariateve. Është larguar komisari i 6 i cili ka qenë përfolur nga kandidati i opozitës për ndërhyrje në zgjedhje në Vorë. Në vend të tij ka shkuar shef i Komisariatit numër 6 Gëzim Zhupa, një bashkëfshatar i ministrit Tahiri. Ndryshime ka patur edhe në Komisariatin 2 ku është emëruar Artion Duka. Ndërsa Komisariatin tre do e drejtojë Elton Alushi.











