Arben Frroku i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda nuk ndodhet në Shqipëri. Nuk dihet se kur është larguar nga Shqipëria pasi sipas hetuesve, Frroku nuk rezulton i regjistruar në sistemin TIMS. Ai është larguar nga pika kalimit kufitar Hani Hotit. Dyshohet se Arben Frroku mund të jetë larguar nga territori shqiptar, pa u kontrolluar ose punonjësi i policisë në piken doganore nuk e ka regjistruar daljen e tij.
Ndërkohë autoritetet tona ende nuk kanë nisur procedurën e shpalljes në kërkim ndërkombëtar të Arben Frrokut. Prokuroria pritet të dorëzojë në Ministrinë e Brendshmë këtë kërkesë. Veprimi i organeve ligjzbatuese vjen një ditë pas vendimin të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda që e gjeti fajtor biznesmenin në vrasjen e kryekomisar, Dritan Lamaj.











