Gjykata e Shkallës së parë e Krimeve të Rënda, ka lënë nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, për Klodian Selimin.
Klodian Selimi është njëri prej të arrestuarve për ngjarjet e fundit në Lazarat, ku u vra oficeri i reparti RENEA, të policisë, Ibrahim Basha.
Sipas burimeve pranë prokurorisë për Krimet e Rënda, sot do të caktohet masa e sigurisë edhe për dy të arrestuarit e tjerë, Elvis Doçi dhe Dervish Gaba.
Më herët, gjatë fundjavës u la në burg pa afat dhe 17-vjeçari Xhuliano Malo. Ndërsa vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko mësohet se ata do të dalin nesër para trupit gjykues për të marrë masën e sigurisë.












