Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë, nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”, njofton emigrantët për mënyrën e pagesave, për shërbimet që do të ofrojë, në kushtet kur bankat greke do të jenë të mbyllura për rreth një javë.
“Si pasojë e mbylljes së përkohshme së Bankave në Greqi, deri në rihapjen e tyre pagesat për të gjitha veprimet pranë Ambasadës do të kryhen pranë Zyrës Konsullore”, njofton Ambasada Shqiptare në Athinë.











